Dy policë të burgjeve që u morën nën hetim sot nga policia për një ngjarje në Priskë u pushuan nga puna pavarësisht se ende hetimet nuk kanë mbaruar dhe nuk është zbardhur roli i tyre në ngjarje.
Sipas një njoftimi nga drejtoria e burgjeve thuhet se ajo “largon nga puna dy punonjësit e rolit bazë të regjimit të brendshëm në I.E.V.P “Jordan Misja” Hamza Agaçi dhe Adrian Gjonaj, pas ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2016, pasi ishin në gjendje të dehur dhe kanë qëlluar në ajër me pistoletë”.
Në njoftimin e policisë thuhet se nuk ishte konfirmuar kush qëlloi me pistoletë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/