VIDEO/ Çudira shqiptare… Lë qelinë, por nuk merr dot sendet e veta!

VIDEO/ Çudira shqiptare… Lë qelinë, por nuk merr dot sendet e veta!

51
0
Shares

Çudirat në Shqipëri nuk kanë të sosur! Në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, është publikuar rasti i një të dënuari. Pasi ka vuajtur dënimin prej 10 muajsh burg, i riu ka lënë qelinë. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme…
Ai ka kërkuar të marrë mbrapsht sendet që kishte me vete, të shkruara në procesverbal. Shuma e të hollave dhe çanta e tij mungojnë dhe askush nuk i përgjigjet për këtë.
“Në momentin që kam dalë nga burgu, më kanë mbajtur sendet e ndaluara. Ato që kam pasur në momentin e arrestimit, si: pasaportë, telefon, kartë banke, ca lekë që kam pasur në momentin e arrestimit. Kam kërkuar sendet e mia në burgun e Fierit dhe burgu 313 ata më thanë që nuk i dinin ku ishin”, ka thënë denoncuesi.
Gazetarja e emisionit shkoi në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier dhe tek burgu 313, por askush nuk mori përsipër përgjegjësinë për sendet e munguara. /tvklan.al/

Për të ndjekur videon, klikoni mbi linkun …

https://www.youtube.com/watch?v=Na7KAwWn2fQ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY