Një 43-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata e Volos në Greqi me akuzën e dhunës në familje.
Ai u denoncua nga dy vajzat e tij 15-vjeçare dhe 17-vjeçare, të cilat kishin njoftuar në rrjetet sociale se i ati i tyre po i dhunonte. Dy vajzat njoftuan përmes Facebook-ut se babai i tyre i mbante të mbyllura në shtëpi, i dhunonte, mallkonte dhe kërcënonte.
Siç raportojnë mediat greke, nëna e vajzave dhe gruaja e 43-vjeçari banonte në Shqipëri me dy vajzat e tjera më të vogla që ka çifti. Gjykata e ka dënuar me 18 muaj burg, i cili u pezullua me kusht që të mos kryejë të njëjtën vepër penale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/