Mbi 20 mijë shqiptarë sot protesotjnë me moton “Për Drejtësi” duke e mbështetur familjen Aliu që humbi djalin e tyre katër vjeçar Almirin.
Figura publike, qytetarë nga të gjitha viset shqiptare sot kërkojnë drejtësi nga gjykata e Maqedonisë medënimin maksimal për kryersin e vrasjes së Almirit.
Para mijëra shqiptarëve, organizatori i protestës tha se, këtu jemi për tëshprehur revoltën tonë qytetare për aktin makabër të vrasjes së Almirit, raporton TetovaSot.
Ai gjithashtu tha se kushdo që kryen një akt të tillë ç’njerëzor duhet të dënohet në përputhje me kushtetutën dhe kodin penal të RM-së.
Ardhmëria e çdo shoqërie janë fëmijët dhe kur të cenohet jeta dhe integriteti i tyre atëherë cenohet ekzistenca e tërë shoqërisë.
“Drejtësia është mënyra për të shmangur hakmarrjen e jashtëgjyqësore, si dhe një statisfaksion moral për viktimat, sepse humbja e një jete fëmije është një akt i cili në asnjë mënyrë nuk mund të kompensohet, por dhënia e dënimit maksimal kryesit, sa do pak zbut dhembjen e shkaktuar.
Shpresojmë dhe besojmë që të gjitha institucionet të cilat janë të involvuara në procesin e zbatimit të drejtësisë do të jenë konstruktiv në drejtim të dhënies së dënimit të merituar kryerësit,gjegjësisht dënimin maksimal”, u shpreh organizatori i protesës.
Ai në për në fund u shpreh se Maqedonia edhe një herë ika në test institucionet e veta dhe sundimin e ligjit për të gjithë njësoj dhe pa diskriminim i japim përkrahje maksimale gjyqit që ta kalojë këtë test.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/