Kryeministri shqiptar Edi Rama vazhdon të jetë në faqet e shtypit prestigjioz ndërkombëtar, për blerjen e një fotografie të tij me Presidentin Barack Obama për 80mijë dollarë.
Pas padisë së sotme të PD-së, afera 80 mijë dollarëshe ka gjetur hapësirë edhe te prestigjiozja “The Guardian”.
“The Guardian” bën një renditje kronologjike të financimit të jashtëligjshëm në vitin 2012, të fushatës elektorale të Barack Obamës, kundrejt një foto të Edi Ramës me atë.
Prestigjiozja përmend më tej edhe përdorimin e kësaj foto nga kreu i PS-së, në fushatën elektorale të vitit 2013, për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.
“The Gaurdian” ndalet edhe në hetimet e FBI në SHBA, ndaj shqiptaro-amerikan Bilal Shehu i cili ka pranuar të ketë paguar 80 mijë Dollarë kontribute për fushatën e Obamës, për të cilat tha se i kishin ardhur nga një burim i panjohur, duke mos përmendur emra.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/