Grabitja në Rinas ka qenë sot objekt debati mes deputetëve, anëtarë të Komisionit të Sigurisë.
Deputeti i LSI, Luan Rama tha se pas kësaj ngjarje siguria në Rinas është zero, pasi ngjarje të tilla sipas tij nuk kanë ndodhur as në vitin 1997.
Ndërsa deputeti socialist Paulin Sterkaj u shpreh se duhet lënë ë hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Deputeti i PD-së Asllan Dogjani tha se është cenuar rende siguria kombëtare, dhe se duhet te ishte ne raportim ministri i Brendshëm.
Debatet
Luan Rama: Siguria në Rinas është zero, ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur as në vitin 1997. Nuk ka rëndësi shumë e vjedhur, por fakti që në Rinas hyri grupi i armatosur. Është shkelur siguria kombëtare dhe vija e kufirit. Duhet të kërkojmë llogari për masat e marra pas ngjarjeve në Stamboll.
Paulain Sterkaj: Duhet të lëmë hetimet të flasin vetë. Kam bindjen se grupi që grabiti s’ka qenë grup i armatosur, por marrëveshje midis individëve me pozicione te ndryshme.
Asllan Dogjani: Makina e cila u përdor nga grabitësit mund të ishte me eksploziv, duhet të merreshin masa për një mbledhje te jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/