Ndjekje si në filma, shqiptarët dorëzohen vetëm pas plumbave

Ndjekje si në filma, shqiptarët dorëzohen vetëm pas plumbave

55
0
Shares

Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një bandë grabitësish të përbërë nga shqiptarë, të cilët kishin realizuar dhjetëra vjedhje.

Arrestimi i tyre është bërë nga policia e Napolit, ku u arrestuan dy shqiptarë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Sipas mediave italiane të arrestuarit janë: Krenar Cami 31 vjeç e Mikel Goxha 26 vjeç.

Megjithëse për Krenar Camin mendohet se nuk është emri i tij i vërtetë. Shqiptarët ranë në kurthin e policisë, kur ata po tentonin të bënin një grabitje tjetër.

Policia u ka bërë shenjë që të ndalonin, por ata kanë tentuar që me makinën e tyre Aufi A6 të përplasini dy oficer të policisë, duke kaluar postbllokun e policisë duke u përpjekur për t’u larguar.

Por, policia italiane ka gjuajtur me armë në drejtim të tyre duke i shpuar gomat makinës me të cilin po udhëtonin. Dy prej tyre u arrestuan, ndërsa dy të tjerë mundën që ti shpëtonin forcave të policisë italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY