Këshilltari i Cipras provokoi në sy të Ramës, kryeministri shqiptar nuk reagoi

Këshilltari i Cipras provokoi në sy të Ramës, kryeministri shqiptar nuk reagoi

56
0
Shares

Partia Demokratike ka dënuar sot deklaratat e këshilltarit të kryeministrit grek te mbajtura në Tirane në një aktivitet të rëndësishëm politik, në prani të kryeministrit të vendit, Rama.
Për Partinë Demokratike, “qëndrime të tilla që fajësojnë bashkëqytetarët tanë çamë, janë të papranueshme dhe armiqësore. Qëndrime agresive si ato të këshilltarit të Cipras nuk ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nuk sjellin asnjë përparim për çështjet e mbetura pezull. Në të kundërt, janë një kthim pas dhe minim i përparimit domethënës të arritur në këto vite. Partia Demokratike është gjithashtu e shqetësuar dhe dënon mosreagimin e kryeministrit Rama, i cili ishte prezent kur këto deklarata u bënë në Tiranë. Ne shpresojmë se këto qëndrime armiqësore nuk reflektojnë vizionin dhe qëndrimin zyrtar të politikës dhe qeverisë greke dhe mirëpresim distancim të Athinës nga këto deklarata”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY