HISOTRITË/ Nga viti 1993, 15 grabitje bankash

HISOTRITË/ Nga viti 1993, 15 grabitje bankash

148
0
Shares

Historia e grabitjeve të bankave në Shqipëri, daton qysh në vitin 1993 në Tiranë.


Më 29 janar 1993, është shënuar vjedhja e parë e bujshme që qeveria e kohës ia faturoi grupit të ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”, nga ka marrë dhe emrin dosja, i përket Bankës së Kursimeve Tiranë, në bulevardin “Zogu i Parë”.


Më 29 tetor 1998, ndodh një tjetër grabitje në Tropojë, ku një grup i madh personash të armatosur, grabitën Bankën e Kursimeve. Por këtë radhë grabitja ishte më spektakolare dhe shuma e përfituar më e majme, rreth 800 milionë lekë të vjetra. Kasaforta u tërhoq me një vinç të tonazhit të lartë.


Më 25 mars 2000, janë vjedhur 250 milionë lekë me anë të një çeku të falsifikuar në Bankën e Kursimeve në bulevardin “Zogu i Parë”.


Më 23 gusht 2002, tre persona rreth orës 09:30, vjedhin Bankën Kombëtare Tregtare të Vlorës, me armë në dorë. Milionat e grabitura u përdorën nga autorët për blerjen e një lokali që më pas është kthyer në disko dhe të një hyrjeje pallati.


Më 7 gusht 2003, dy të rinj nga qyteti i Burrelit, pasi arrijnë në Kamzë vendosin të grabisin filialin e “Wester Union”- it që ndodhej në atë zonë. Ata futen brenda ndërtesës të armatosur dhe me maska, dhe arrijnë të marrin nga aty me kërcënimin e armëve një shumë të majme parash dhe largohen nga vendi i ngjarjes.


Më 6 maj 2004, dy persona grabisin 25 mijë euro në një pikë të “Wester Union”, në Rrugën e Kavajës, në kryeqytet. Dy të rinjtë u arrestuan shumë shpejt nga policia, pasi u lajmëruan nga punonjësit, të cilët bënë edhe përshkrimin e autorëve që kishin arritur të kryenin grabitjen.


Më 28 shkurt 2004, është grabitur njësia Nr. 4 e Bankës së Kursimeve. Autorët e saj kanë qenë punonjëset që punonin në këtë filial dhe shuma ka qenë afërsisht 2 miliardë lekë të vjetra. Denoncimet e drejtuesve të bankës kanë bërë që policia të bjerë shumë shpejt në gjurmët e tyre dhe ata të arrestohen.


Më 20 qershor 2008, një i ri me maskë dhe me pistoletë është futur në filialin e bankës së nivelit të dytë dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të vjedhë 300 mijë lekë të reja. Ngjarja ka ndodhur në filialin pranë sheshit “Rilindja” në Tiranë. Kamerat e sigurisë së bankës e kanë “tradhtuar” dhe më pas është bërë arrestimi i tij.


Më 1 gusht 2008, tre persona të armatosur e me maska kanë grabitur filialin e një tjetër banke në Tiranë. Ngjarja ndodhi në autostradë, kur persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e brendshme të bankës dhe kanë kryer grabitjen në kërcënimin e armëve, rreth 30 mijë euro. Brenda pak ditësh policia ka arritur të arrestojë të tre autorët.


Më 22 nëntor 2008, një filial i një tjetër banke në Tiranë është grabitur me armë dhe maska, afër zonës së Unazës tek rruga “Bardhyl”. Një person i maskuar dhe me një pistoletë në brez është futur duke kërcënuar rojet e bankës dhe është drejtuar tek sporteli, duke kërkuar paratë. Pasi ka marrë të gjitha paratë që ndodheshin në sportel në ato momente, të paktën 500 mijë lekë të rinj, i riu është larguar dhe është futur me shpejtësi nëpër rrugica për të humbur gjurmët.


Në muajin korrik 2014, është shënuar grabitja e superbu jshme në Thesarin e Bankës së  Shqipërisë, aty ku arritën të merreshin rreth 713 milionë lekë. Për këtë ngjarje përfunduan në pranga rreth 10 persona bashkë me ish-guvernatorin e BSH, Adrian Fullani. Ndërsa grabitjen e parave e mori përsipër punonjësi i bankës, Ardian Bitraj, i cili gjatë kohës kur janë kryer hetimet ka treguar se paratë që i ka marrë në Thesarin e Shtetit i ka harxhuar të gjitha në bixhoz. Bitraj tashmë ka marrë edhe dënimin e tij nga Gjykata e Tiranës, një dënim prej 13 vite e katër muaj burg. Për këtë çështje vazhdon ende gjykimi për ish kryeinspektoren e BSH, Elivar Golemi, e cila nuk ka pranuar asnjë akuzë të ngritur nga Prokuroria e Tiranës. Për këtë çështje është dënuar me 10 vite burg edhe Mimoza Bruzia, ish punonjëse në BSH. Ndërsa ish guvernatori i BSH, Adrian Fullani mundi të fitojë pafajësinë.


Më 3 dhjetor 2015, një automjet i një shoqërie private teksa transportonte një shumë parash të një banke në drejtim të Rinasit, ka rënë pre e grabitjes në afërsi të Laknasit. Shuma e grabitur atë kohë ka qenë rreth 3 milionë euro, të cilat do të transferoheshin jashtë Shqipërisë. Autorët u kanë bërë pritë automjeteve të shoqërisë private, ndërsa nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin edhe shumën e parave. Autorët e kësaj grabitjeje ende nuk janë mundur të identifikohen dhe të bien në prangat e Policisë.


Më 13 shkurt 2015, maskat kanë mundur të marrin nga duart e punonjësve të sigurisë rreth 100 milionë lekë teksa i transportonin në ambientet e brendshme të një banke. Në pranga përfunduan gjashtë rojet private, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Autorët e kësaj grabitjeje ende sot e kësaj dite nuk kanë përfunduar në pranga.


Më 3 korrik 2015, në Durrës është grabitur nga dy persona një bankë e nivelit të dytë. Nën kërcënimin e armës, grabitësit morën rreth 38 milionë lekë të vjetra. Vetëm pak ditë pas ngjarjes, Policia e Durrësit ka mundur të vërë në pranga dy autorët e grabitjes.


Më 30 qershor 2016, tre persona vjedhin një sasi të konsiderueshme parash, në pistën e aeroportit të fansit. Me një automjet ata hynë forcërisht në pistë, grabitën paratë dhe u larguan në drejtim të paditur, pasi dogjën dhe braktisën automjetin të cilin e përdorën për vjedhjen.

Burimi, Gazeta “Shekulli”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY