Gazeta Britanike: Në Shqipëri varfëria e shpërndarë kudo, të moshuarit po shesin...

Gazeta Britanike: Në Shqipëri varfëria e shpërndarë kudo, të moshuarit po shesin këpucët e tyre, të rinjtë duan të ikin

94
0
Shares

Mediat britanike i rikthehen sërish artikujve për Shqipërinë, duke theksuar se Bashkimi Evropian pret që të anëtarësojë në gjirin e vet një vend të varfër.
Britania “Express” shkruan se tashmë BE-ja pritet të marrë masa për të mbushur gropën prej miliarda paund që la dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Artikulli thekson se Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2020. Sipas britanikes, vendi është ndër më të varfrit në Evropë dhe në rrugët e Tiranës gjen kudo lypës. Ajo shkruan se shqiptarët mezi presin që vendi të anëtarësohet në BE në mënyrë që të largohen për në vendet evropiane dhe veçanërisht në Britani.

Artikulli i Express 

E ardhmja financiare e Evropës është vënë në dyshim dhe “shefat” e Europës po përpiqen të mbushin gropën prej disa bilion paund që la dalja e Britanisë së Madhe. Gjithsesi, siç e do tradita e Bashkimit Europian, ndërsa bëhen përpjekje për të mbyllur një problem , menjëherë hapet një tjetër.
Kombe jashtë zonës Euro, po mbajnë frymën, në pritje të lajmit se si do ta mbushë Bashkimi Europian gropën prej 15% në buxhet deri në 2010.
Në këtë situatë, bosët e Brukselit po shtrojnë tapetin e kuq për vende të zhytura në borxhe, si Shqipëria.
Ekonomistët dhe mbështetësit e fushatës për daljen e Britanisë nga BE kanë paralajmëruar për pasojat financiare që mund të ketë në Evropë, nëse i hapen dyert vendeve në krizë financiare. Por BE vazhdon me bisedimet dhe Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian afërsisht në vitin 2020.
Express.co.uk vizitoi Shqipërinë para referendumit në Britani, aty ku shqiptarët shprehen se mezi presin t’i bashkohen BE-së, në mënyrë që vendi i tyre të dalë nga spiralja e borxheve ku është futur. Shqiptarët flasin për dëshirën që të shkojnë në vende të Evropës, në veçanti në Britani, pasi të anëtarësohen plotësisht në BE. Ndërsa vendi, në mënyrë të padiskutueshme po bën përmirësime, varfëria është e shpërndarë kudo. Në rrugët kryesore të Tiranës, të moshuarit e sigurojnë jetën duke shitur këpucët e tyre, ose peceta dhe cigare nga kutitë e vendosura në rrugë.
Ndërsa të moshuarit përpiqen të nxjerrin para, qyteti është i mbushur nga lypës.
Afërsisht janë 2.500 romë që jetojnë në rrugët e Shqipërisë. Në veri të Tiranës, familjet kanë braktisur fëmijët dhe janë larguar drejt Evropës në kërkim të parave- në shtëpi thonë se nuk ka punë.
Altin Goga, 36 vjeç, ka një kafe të vogël dhe një ushqimore në një qytezë jashtë Tiranës.
Ai tha për Express.co.uk: “Situata nuk është e mirë. Është dëshpëruese. Njerëzit blejnë vetëm produktet themelore. Sheqer dhe kafe. Shumë pak blejnë fruta dhe perime. Njerëzi po plaken, nëse e vini re. Të rinjtë duan të ikin nga ky vend. Mendojnë se gjërat janë më mirë jashtë vendit dhe mezi presin të largohen. Nuk është e lehtë të kesh një mirëqenie dhe të bësh një jetë të ndershme në këtë vend”.
Sipas Express.co.uk pagat janë të ulëta në krahasim me pjesën tjetër të Europës, ndërsa nafta ka thuajse të njëjtin çmim si në Angli, thuajse një paund.
Pavarësisht varfërisë në shkrim thuhet se në vitin 2014, borxhi publik për ish vendin komunist ishte 9.530 milion dollar dhe në vend që të ulej, u rrit edhe me 535 milion dollar nga viti i kaluar. Shuma tregon se borxhi ka arritur në 71.7% të PBB të Shqipërisë. Nga viti 2004 është rritur me 20%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY