Fotografia me Obamën, akuzat ndaj Edi Ramës, të njëjta me ato të...

Fotografia me Obamën, akuzat ndaj Edi Ramës, të njëjta me ato të homologut të tij rumun Victor Ponta

80
0
Shares

Me blerjen e një fotografie me Barack Obamën, kryeministri Edi Rama, ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme (“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”).
Një gjë e tillë evidentohet nga
kallëzimi 
Partisë Demokratike ku parashtrohet e gjitha baza ligjore e shkelur nga Edi Rama si analizën ligjore të fakteve.
Marrja në përgjegjësi penale e Kryeministrit të një vendi, për veprime të kryera përapra marrjes së funksionit, nuk do të ndodhte për herë të parë në Shqipëri. Gjithashtu, edhe procedimi penal i një Kryeministri në detyrë, për akuzën e mashtrimit dhe pastrimit të parave, nuk do të ndodhte për herë të parë në Shqipëri.
Vlen për tu përmendur se ky rast është identik me ish kryeministrin rumun Viktor Ponta.
BBC News, më 13 Korrik 2015 dhe 17 Shtator 2015, do të raportonte se për dyshime të ngjashme, që kishin të bënin me mashtrim dhe pastrim parash në vlerën 55 mijë Euro, është proceduar penalisht dhe është në gjykim, edhe Kryeministri i Rumanisë Victor Ponta . Veprimet e dyshuara si kriminale edhe në atë rast kishin ndodhur përpara vitit 2012, kohë në të cilin ishte zgjedhur Kryeministër i Rumanisë. Pozita e posaçme shoqërore nuk pengoi prokurorinë speciale antikorrupsion në Rumani, që ta merrte Kryeministrin Victor Ponta nën përgjegjësi penale dhe ta dërgonte për gjykim me akuzën e mashtrimit dhe pastrimit të parave.
“Për këtë arsye, ne besojmë se me të njëjtën pavarësi dhe profesionalizëm, duhet të veprojë edhe Prokuroria Shqiptare, duke marrë nën përgjegjësi penale, Kryeministrin Edi Rama, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale (pastrim parash), të kryer në rrethanat si më poshtë”, thuhet ëm tej në kallëzimin e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY