5 të arrestuarit për grabitjen, të hënën dalin para gjykatës. Prokuroria kërkon...

5 të arrestuarit për grabitjen, të hënën dalin para gjykatës. Prokuroria kërkon burg

65
0
Shares

Këtë të hënë 5 të ndaluarit për grabitjen e 1 milion eurove në Aeroportin e “Rinasit” do të dalin para Gjykatës së Krujës. Ata do të njihen zyrtarisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe do t’u caktohet masa e sigurisë.

Prokuroria do të kërkojë masën e arrestit me burg. Prokuroria zbardhi dhe shkeljet që 5 të ndaluarit kanë kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Arben Karafili, Shef i stacionit të Kompanisë ICTS, përgjegjëse për sigurinë në pistë, sipas akuzës, nuk ka marrë masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla edhe pse ka qenë i informuar për riskun që paraqitej në portën ku hynë grabitësit.

Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj agjentë të sigurisë, punonjës të ICTS kanë patur detyrë të patrullojnë perimetrin ku ndodhi grabitja. Vangjel Nikolla, Drejtor i Shërbimeve Aeroportuale në Rinas nuk ka bërë kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marrë përsipër sipas kontratës,të nënshkruar me firmën nënkontraktore “ICST Albania”. Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare në kompaninë “Nazeri 200” ka marrë fugonin e blinduar ku ishin paratë pa shoferin. Gjithashtu ky person, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY