Tirana Fan Zone, vjedhje 9 mijë euroshe në dyqanin e FSHF

Tirana Fan Zone, vjedhje 9 mijë euroshe në dyqanin e FSHF

61
0
Shares

 Mbërmjen e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes Uells-Belgjikë, dyqani i Federatës Shqiptare të Futbollit që ndodhet në Fan Zonën e Tiranës, në sheshin “Nënë Tereza”, është grabitur.

Pasi kanë gjetur rojet në gjumë, siç konfirmon dhe policia, persona të paidentifikuar kanë hyrë në këtë dyqan të improvizuar dhe kanë grabitur rreth 120 fenalla dhe aksesorë të tjerë të përfaqësueses sonë, informon top channel.

Vetëm mëngjesin e sotëm është vënë re një gjë e tillë dhe është njoftuar e bërë kallzimi penal në polici. Pavarësisht se dyqani ka patur roje dhe kamera sigurie, kjo mesa duket nuk i ka trembur aspak hajdutët që kanë vepruar lirisht. duke shkaktuar një dëm prej rreth 9.000 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY