SKANDAL/ Drafti i “Vetting”-ut, të huajt akses të plotë në të dhënat...

SKANDAL/ Drafti i “Vetting”-ut, të huajt akses të plotë në të dhënat e gjyqtarëve dhe regjistrin e pronave

77
0
Shares

Vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë akses të plotë në të gjitha të dhënat, kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe në të dhënat personale të të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve që do të rivlerësohen.
Në nenin 43 të projektligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, pjesë e paketës së 7 ligjeve që shoqërojnë reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese, ose quajtur ndryshe “projektligji i vettingut”, përcaktohet aksesi në informacion. “Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë akses të plotë në të gjitha të dhënat, pranë SPAK-ut si dhe në të dhënat që vijojnë: a) në dosjet personale të subjekteve të rivlerësimit, të dhënat statistikore, dosjet e zgjedhura për vlerësim, vetëvlerësimet, mendimet e eprorëve, të dhënat mbi trajnimet, mbi ankesat ndaj personave që i nënshtrohen vlerësimit dhe rezultatet e verifikimit, ankesave, si dhe mbi vendimet për masat disiplinore ndaj të vlerësuarve”, thotë ky nen.
Po kështu akses do të kenë edhe “në të dhënat mbi pasuritë e paluajtshme të subjektit të rivlerësimit të regjistruara në regjistrin e pasurive të paluajtshme, ose të përfituara nga një akt noterial i paregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Për këtë qëllim, Komisioni ose Kolegji i Apelimit ka të drejtë të kërkojë informacion nga regjistri i pasurive të paluajtshme, ose nga regjistri noterial shqiptar; në llogaritë bankare, të dhënat tatimore, bazat e të dhënave mbi automjetet, të dhënat për hyrje-daljet në kufi; në të dhënat mbi të drejta apo interesa pasurore të çdo lloji mbi një aset, qoftë ky i luajtshëm ose i paluajtshëm, i trupëzuar ose i patrupëzuar, material ose jomaterial etj”.
Sipas nenit, të cilësuar se prek “sovranitetin e vendit”, thuhet se “me kërkesë të Komisionit ose Kolegjit të Apelimeve, bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera që ushtrojnë aktivitete bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë janë të detyruara të japin informacion mbi depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga subjekti i rivlerësimit apo personat e lidhur me të”.
Opozita e ka kundërshtuar këtë pikë të reformës në drejtësi, duke kërkuar që të zbatohet pika 88 e rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe “vendet e rezervuara”. /Gsh/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY