Pak ditë më parë, moderatorja e njohur Elita Rudi ka festuar 23-vjetorin e lindjes dhe festën, siҫ ka njoftuar edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, e ka kaluar mes miqve të ngushtë në Kroaci. Por asgjë më shumë nuk është thënë për futbollistin e Kombëtares, Bekim Balaj, me të cilin, prej kohësh aludohet se Elita ka një histori dashurie. “E bekuar që të kam” ishte shënimi që i vuri fotos Elita me 23 trëndafilat që iu bënë dhuratë, pa dhënë asnjë detaj më shumë.
Megjithatë, në Snapchat, dy të rinjtë nuk kanë nguruar të postojnë foto nga plazhet dhe vendet e ndryshme ku janë argëtuar.
Kështu, duket se i bekuari Bekim është bashkë me Elitën dhe me miq të tjerë në Kroaci, por ҫifti ende nuk janë gati ta bëjnë publike lidhjen e tyre.
Bluetooth shkruan se pas festimeve, Bekimi është kthyer në Shqipëri dhe Elita ka vazhduar pushimet me miqtë e saj. Lidhja e tyre është bërë publike pak muaj më parë, dhe pavarësisht se Bekim Balaj është përfolur për një sërë lidhjesh, duket se këtë radhë ai është fokusuar tek ky raport, duke u përpjekur ta mbajë sa më larg vëmendjes së mediave dhe publikut.
/revistaclass/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/