Horoskopi, 3 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 3 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

58
0
Shares

Dashi
Dita e sotme premton udhëtime, takime. Do të jeni shumë miqësorë dhe optimistë dhe do të ndjeheni mirë kudo. Momente të bukura për ata që janë çift. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar do jeni të organizuar dhe nuk do keni probleme.

Demi
Jeta në çift ju buzëqesh, por kjo nuk do të thotë që mund ta teproni. Megjithatë një darkë romantike apo udhëtim me partnerin/en nuk do ishte ide e keqe. Beqarët do bëjnë çmos për të ndryshuar statusin e tyre dhe d shfrytëzojnë çdo takim. Financat nuk do të jenë aspak të këqija.

Binjakët
Do të jetë pikërisht dita e sotme ku ju do ta ndjeni të nevojshme të qëndroni pranë partnerit/es tuaj dhe për të dialoguar me të. Kjo është një lëvizje shumë e mirë. Beqarët nuk do jenë të përqendruar fare te dashuria, por një takim i papritur mund t’ju ndryshojë gjithçka. Financat do përmirësohen.

Gaforrja
Një atmosferë e qetë dhe stimuluese, ideale për të pasur pranë shoqërinë e personit tuaj të zemrës. Mundohuni që të parashikoni sjelljet për të shmangur ndonjë debat. Beqarët do afrohen me një person, por nuk do ndihen ende gati për ndryshimin e statusit. Në planin financiar fati do jetë me ju.

Luani
Hëna tek Shigjetari ju bën pak të plogësht dhe pa ndonjë nxitje për tu organizuar me partnerin/en. Mos u dëshpëroni kjo është një gjendje kalimtare. Beqarët do gjejnë më në fund njeriun e duhur dhe jeta do u marrë një tjetër drejtim. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Virgjëresha
Në qoftë se doni të evitonit zënkat dhe grindjet e kota me partnerin/en mos reagoni në mënyrë kritike. Mundohuni t’i merrni gjërat me qetësi. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë pozitivisht. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet.

Peshorja
Dita e sotme është shumë e veçantë. Do të ndiheni mirë në praninë e partnerit tuaj me të cilin kishin kohë që nuk qëndronit vetëm për vetëm. Beqarët do fillojnë një histori dashuri me një person që e njohin prej kohësh. Në planin financiar situata paraqitet e mirë.

Akrepi
Gjithmonë të pakënaqur. Do të refuzoni shumë propozime nga partneri/ja. Bëni mirë t’i rishikoni edhe njëherë këto çështje. Beqarët më në fund do të ndihen të plotësuar pasi do takojnë personin që kanë ëndërruar. Financat do stabilizohen falë menaxhimit tuaj.

Shigjetari
Falë Hënës në shenjë do të ndiheni të përkëdhelur nga fati ju të dashuruarit. Parashikohet një mbrëmje magjike me partnerin/en. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër në mënyrë që të kenë mundësi për njohje të reja. Me financat do jeni të organizuar dhe nuk do keni probleme.

Bricjapi
Ndiheni të lodhur, normale keni kaluar një javë të ngjeshur me punë. Megjithatë mos u shqetësoni në mbrëmje gjithçka do të jetë e qetë në prani të njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do refuzojnë ftesat që do ju bëhen dhe do vazhdojnë të mbeten ende vetëm. Në planin financiar do jeni me fat.

Ujori
Gjithçka po shkon sipas parashikimeve tuaja. Projektet që keni nisur në çift janë drejt një rruge shumë pozitive, kjo sjell një optimizëm dhe siguri në vetvete. Beqarët nuk ndjehen ende gati për ndryshime dhe do kalojnë kohën me miqtë. Probleme me financat.

Peshqit
Sistemi juaj nervor do të vihet në provë për shkak të disa ngjarjeve që do t’ju detyrojnë, të modifikoni programet për ditën e sotme. Edhe Hëna do t’ju sjellë shqetësime me partnerin/en. Beqarët do kenë takime fantastike, përfitoni. Buxheti do ketë nevojë për një riorganizim. Gjermania “hap zemrën”, nënshtetësi britanikëve që jetojnë atje…?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY