Grabitja në Rinas, ekzekutohen urdhrat e prokurorisë, mbi 5 të ndaluarit rëndojnë...

Grabitja në Rinas, ekzekutohen urdhrat e prokurorisë, mbi 5 të ndaluarit rëndojnë disa shkelje

63
0
Shares

Burime të drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, bëjnë të ditur se në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 30. 06. 2016, në Aeroportin “Nënë Tereza”, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës,  kanë bërë  ndalimin e 5 personave.
Ndalimi i tyre është bërë në zbatim të urdhrave të ndalimit të lëshuar nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.
Pas veprimeve të para hetimore është konstatuar se të ndaluarit kanë kryer një sërë shkeljesh gjatë ushtrimit të detyrës që ata kanë pasur në lidhje me sigurinë e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” – Tiranë, si dhe vlerave monetare, ku më datë 30. 06. 2016, nga persona të paidentifikuar është vjedhur një sasi monetare në valutë.
Gjithashtu, nga ana e Specialistëve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, si dhe zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal.

Të ndaluarit


• Vangjel Nikolla 56 vjeç,  banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Shërbimeve Aeroportuale, pranë shoqërisë “Tirana International Airport” – Tiranë;
• Arben Karafili 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stacionit, pranë kompanisë së Sigurisë “ICTS Albania”, shoqëria e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas;
• Fadil Jonuzaj 47 vjeç,  banues në Tiranë, me detyrë Agjent Sigurie, pranë kompanisë së Sigurisë “ICTS Albania”, shoqëria e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas;
• Bledar Blloshmi 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Agjent Sigurie, pranë kompanisë së Sigurisë “ICTS Albania”, shoqëria e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas;
• Kujtim Picari  59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Agjent i Sigurisë pranë Bankës “Raiffeisen Bank”, Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY