FOTO & SKANDAL/ Në pistën e Rinasit futen tritol dhe armë …...

FOTO & SKANDAL/ Në pistën e Rinasit futen tritol dhe armë … Policia vetëm konstaton

52
0
Shares

Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kanë bërë 3 testime të fshehta për sigurinë në aeroport në datën 20 Prill 2016.
Testimi 1: futja e eksplozivit;
Testimi i dytë: futja e armëve të ftohta;
Testimi i tretë: çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm), saktësisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë grabitësit.
Në të tre testimet, siguria e aereoportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Por, më e rënda, është realizuar futja pikërisht në të njëjtën pikë ku u fut edhe makina e grabitësve.
r1Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar.
Top Channel posedon të plotë këtë raport tronditës dorëzuar aeroportit dhe Ministrisë së Transporteve në mes të muajit maj. Ai tregon sesa vulnerabël dhe i pasigurt është aeroporti dhe sesa me indiferencë është trajtuar çështja nga “Airport Partners” dhe kompania ICTS, përgjegjëse për sigurinë e Rinasit.
r2Testimi sekret i 20 prillit 2016 i është njoftuar drejtuesve të aeroportit në 13 maj, duke ngritur alarmin e rëndë mbi cenueshmërinë e sigurisë së pistës së vetme ndërkombëtare në vend.
Sipas kësaj shkrese që Top Channel e disponon të plotë, tre testet e dështuara përfshijnë futjen e eksplozivit në bagazh dore dhe të detonatorëve, futjen e një thike të ftohtë përmes daljes së stafit dhe ekuipazhit dhe më e rënda edhe futjen në perimetrin rrethues, pikërisht aty ku ndodhi grabitja e pak ditëve më parë.
Top Channel disponon edhe fotot e mjeteve me të cilat janë bërë testet, për të cilat kanë qenë në dijeni autoritetet përkatëse: Aviacioni Civil dhe Policia e Shtetit.
r3Testi i tretë është padyshim më skandalozi, pasi lidhet drejtpërdrejtë me ngjarjen e dy ditëve më parë. Ai është bërë pikërisht në pikën ku grabitësit u futën me makinë, me ndihmën edhe të stafit brenda
Raporti për dijeni edhe të Ministrisë së Transporteve i është dërguar drejtuesit të aeroportit të Rinasit në 13 maj. Por nga ICTS dhe aeroporti nuk u mor asnjë masë, së paku deri në 29 qershor, kur edhe ndodhi grabitja spektakolare në pistën e “Nënë Terezës”.
Polica megjithëse ka konstatuar mungesën e sigurisë në aeroport, nuk bënë të ditur për ndonjë “presion” të mundshëm për korrigjimin e mangësive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY