Prokuroria e Krujës ka dhënë detaje rreth shkeljeve dhe për pasojë edhe arsyeve që çuan në prangosjen 5 personave, pas grabitjes spektakolare në pistën e aeroportit.
Sipas akuzës, me mosveprimet e tyre personat e arrestuar kanë shpërdoruar detyrën duke krijuar kështu kushtet për grabitjen.
Dosja e Prokurorisë
Personi nën hetim Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza.
Megjithëse në detyrat e tij funksionale ky person nën hetim, ka kontrollin e gjëndjes së sigurisë së aeroportit, marrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cenonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar ardhjen e pasojave si kurse ka qenë depërtimi i autorëve të ngjarjes me automjet në portën e BP, megjithëse ka qenë i informuar për riskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.
Personi nën hetim si personi përgjegjës për monitorimin e shërbimeve dhënien e detyrave marrjen e raportimeve nga të gjitha shërbimet e koordinimin me hallka të tjera që sigurojnë aeroportin, nuk ka kryer asnjë veprim aktiv që do të parandalonte ardhjen e pasojave. Nuk evidentohet asnjë detyrë e dhënë e shkruar, nuk evidentohet asnjë raport me detyra konkrete, asnjë masë e dhënë me detyra ndëshkuese për punonjësit e caktuar me detyra për sigurimin e aeroportit.
Personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës të ICTS-Albania)
Rezulton që perimetri i brendshëm i aeroportit kontrollohet nga patrullat e shërbimit të kompanisë së sigurimit privat ICTS Albania, të cilët kryejnë patrullim mjete shërbimi të pajisura me fenelinë, në perimetrin e aeroportit. Në momentet e ndodhjes së ngjarjes një nga agjentët e ICTS (patrullë) kanë qenë personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyrë të kontrollojnë këtë perimetër për të konstatuar dhe mos lejuar ndodhjen e incidenteve të ndryshme
Rezulton se si persona përgjegjës për të kryer patrullimin dhe kontrollin vizual të pistës, të rrethimit nga pjesa e brendshme dhe të aeroportit në tërësi, e për të informuar menjëherë për elementët që cenonin sigurinë e aeroportit, këta punonjës nuk ka kryer detyrat e tij funksionale për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar duke lejuar ardhjen e pasojave përkatëse, nga veprimet hetimore nuk evidentohet nga ky person nën hetim, të jetë kryer ndonjë veprim aktiv për të parandaluar, për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cenojnë sigurinë e aeroportit.
Personi nën hetim Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale.
Rezulton se ky person ka pasur si detyrë funksionale, kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marrë përsipër sipas kontratës, të nënshkruar me firma nënkontraktore ICST Albania.
Fakti që momentet e ngjarjes të ndodhura më datë 30. 06. 2016, ku nuk kanë funksionuar elementët e sigurisë, ngarkon me përgjegjësi personin e mësipërm.
Fakti se ngjarja kriminale e ndodhur më datë 30. 06. 2016, e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, vërteton qartë se mos marrja e masave të mësipërme, ka lidhje shkakësore direkte në pasojën e ardhur.
Personi nën hetim Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë
Rezulton se Kujtim Picari, ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i Bankës “XXXX”. Ky person nën hetim ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF “Nazeri 2000”, pa shoferin e firmës së mësipërme. Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/