Atë që prej dy ditësh nuk po e bënë Polica, merr përsipër Prokuroria e Përgjithshme ta bëjë vetë. Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka urdhëruar nisjen e hetimeve për drejtues dhe zyrtarë të Policisë, të cilat janë përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë në aeroportin e Rinasit, pas atentateve terroriste në Stamboll.
Masat e sigurisë në Rinas rezultuan joefikase dhe kjo u dëshmua gjatë grabitjes së një sasie të konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve. Prokurori i Përgjithshëm ka angazhuar drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore në këtë drejtim.
Prej dy ditësh, ende nga polica nuk ka informacion për hetim të mundshëm të këtyre shkeljeve të masave, ndërsa nuk mungojnë tentativa për t’ia faturuar përgjegjësinë shoqërive private të ruajtjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/