RETRO/ Kur mediat e majta eksitoheshin me keqpërdorimin e fotos Rama –...

RETRO/ Kur mediat e majta eksitoheshin me keqpërdorimin e fotos Rama – Obama në fushatën e vitit 2013

66
0
Shares

E bleu apo jo 80 mijë dollarë këtë foto Edi Rama, kjo nuk ka pikë dyshimi. E rëndësishme është se ai e ka dashur aq shumë atë foto, sa mediat e tij në Tiranë, “u eksituan” kur në fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, Edi Rama e keqpërdori atë si një “gjetje”.
Artikulli i mëposhtëm i përket versionit on-line të 24 majit 2013, dhe është botuar në gazetën e Carlo Bollinos…, “shqiptarja.com” një ditë më pas, në 25 maj 2013.

Fushata zgjedhore, zbulohet surpriza, Rama – Obama në foto


rama-obamaTIRANE – Në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PS për qarkun e Tiranës është shfaqur në sfondin e podiumit një foto e takimit të kreut të PS Rama me Presidentin e SHBA Obama, të realizuar në tetor 2012. Fotoja është bërë nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza.
Ishte tetori i vitit 2012, kur kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shkëput nga Tirana për tre ditë në një vizitë që nuk e anoncoi në kryeqytet. Vetëm pas tre ditësh, ai shkroi në Twitter një mesazh për një takim që pati me Presidentin në detyrë të SHBA-ve Barak Obama.
Ky i fundit nuk ishte në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, por ishte në San Francisko, duke u marrë me zgjedhjet presidenciale, që do të zhvilloheshin në muajin nëntor, ku Obama u shpall sërish president i SHBA-ve për një mandat të dytë.
Takimi u bë publik nga vetë Edi Rama vetëm me një twitter, por për të nga selia e PS nuk pati asnjë njoftim zyrtar dhe asnjë foto. Pas gati tetë muajsh, dje në prezantimin e kandidatëve për Tiranën dhe hapjen zyrtarisht të fushatës së PS-së, për herë të parë u bë publike dhe fotoja e takimit të tetorit 2012.
Takimi ishte realizuar nga stafi i ngushtë i Obamës kur ai ishte në San Francisko në një nga mitingjet e radhës presidenciale për mandatin e dytë. Fotoja e publikuar dje nga PS është realizuar nga fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Obama, Pete Souza, por ajo nuk mbërriti menjëherë në Shqipëri.
Angazhimet e Obamës për kandidimin e tij, e vonuan për më shumë se një muaj sjelljen e kësaj fotoje në selinë e PS. Edi Rama dhe stafi i tij e kishin në dorë këtë foto që në muajin dhjetor, por meqenëse aktualiteti i takimit kishte ikur, u vendos nga strategët e fushatës së PS-së, që foto të dilte në një moment të dytë të veçantë dhe për këtë u zgjodh publikimi në hapjen e fushatës së Tiranës.
Sipas bashkëpunëtorëve të afërt të Ramës në takimin prej 15 minutash me Obamën, kreu i PS i kishte uruar presidentit amerikan, në atë kohë në periudhë zgjedhjesh, fitoren përpara se ai të hynte në takimin elektoral të San Franciskos.
Nga fotoja duket qartë që dy liderët shfaqen të qeshur, ndërkohë që sipas asaj që vetë Rama shkroi në twitter, edhe presidenti Obama kishte vlerësuar liderin e PS.
Pakkush e vuri re ditën e djeshme këtë foto në entuziazmin që i kishte përfshirë militantët dhe simpatizantët e PS në hapjen e fushatës, ndërkohë që Rama në monitorin e madh pas vetes kishte shfaqur foton e realizuar vitin e kaluar, detajet e realizimit, të së cilës nuk ishin bërë publike kurrë më parë…

(Foto: Presidenti amerikan, dhe kryetari i PS-së,Edi Rama)
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 25. 05. 2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com) – See more at:

http://shqiptarja.com/politike/2732/fushata-zgjedhore-zbulohet-surpriza-rama-obama-n–foto-158477.html#sthash.cOGIOvMG.dpuf

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY