MESAZHET E REJA/ Gjyqtari Çobo midis Kuranit dhe Frojdi, për ti kërkuar...

MESAZHET E REJA/ Gjyqtari Çobo midis Kuranit dhe Frojdi, për ti kërkuar favore seksuale kushërirës

71
0
Shares

Shyqyri Çobo, gjyqtari që kërkoi favore seksuale nga 32-vjeçarja nga Berati, mësohet se ka pasur lidhje farefisnore me atë. Këtë e bën të ditur vetë i ati i Irma T., i cili thotë se bashkë me pjesën tjetër të familjes janë ndier të tronditur kur kanë mësuar se çfarë kishte ngjarë.
“Vajzën e shihnim të shqetësuar kur vinte në shtëpi, pasi kishte mbaruar seanca gjyqësore. Disa herë e kisha pyetur, por ajo ngurronte të më shpjegonte përse rrinte e mërzitur. Duke e ditur se ne jemi kushërinj me gjyqtarin, nuk na vinte mendja që ai do t’i kryente këto veprime. Nuk na shkonte kurrë në mendje se ai do të ishte aq i lig, sa të ngacmonte vajzën tonë”, thotë Ylmi T.
Ndërkohë mesazh të tjera janë zbuluar, të adresuara nga gjyqtari Shyqyri Çobo për 32-vjeçaren.
Mësohet se gjyqtari i Beratit, tashmë i pezulluar nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i ka dërguar 170 mesazhe gruas, e cila e denoncoi për ngacmim seksual. Në një periudhë prej 3 muajsh, që nga seanca e parë e gjyqit ndaj gruas 32-vjeçare në Gjykatën e Beratit, Prokuroria ka thënë se Shyqyri Çobo e ka ngacmuar me anë të mbi 300 telefonatave dhe 170 mesazheve të shkruara.
Disa prej telefonatave janë regjistruar nga 32- vjeçarja, e cila ua dorëzoi ato hetuesve në momentin që bëri denoncimin. Ndërsa mesazhet janë gjetur të gjitha në telefonin e saj, që është këqyrur nga hetuesit e Krimeve të Rënda.
Ajo që vihet re “në përpjekjen” e gjyqtarit për të kërkuar favore seksuale. Është “endja” e tij, midis Kuranit dhe Frojdi, për “ti prishur mendjen kushërirës së tij.
“Kur je i martuar dhe ke një të dashur, kjo është komoditet,nëse i dashuri është dikush, ky është Luks””, i shkruan në një mesazh gjyqtari, duke pretenduar se thënia është e Forjdit.
“Kurani shprehet se, ‘ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria!!’”, shkruan në një tjetër mesazh Shyqyri Çobo.
Bashkë me zbardhjen e mesazheve të dërguara në adresë të 32-vjeçares, hetuesit kanë konfirmuar edhe numrin dërgues të teksteve. Ky numër, sipas Prokurorisë, është regjistruar dhe në përdorim të gjyqtarit Shyqyri Çobo, të pezulluar tashmë nga detyra me akuzën e “korrupsionit pasiv të gjyqtarit…” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Mesazhet e reja


Mesazhi 1
Ende s’jam investuar në dobinë tuaj …Ndonëse statura juaj sociale post-martesore për një person të “performancës që unë disponoj – do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “Triumfe… do të flasim!! Ok.


Mesazhi 2
Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “komunitete ‘që në aspektin intelektual demonstrojnë DEFICENCË!!! Shtetas të quajtur Y. T. (babai i kallëzueses), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se e njoh … Gjithsesi, do komunikojmë gjykoj… Si mendon ?/ OK??


Mesazhi 3
…Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që të njoh progres – kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!


Mesazhi 4
Kurani shprehet se “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria”!!


Mesazhi 5
Unë konstatova se –”sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar… do më falësh 100 herë, por “modestia “e tepruar është veti e njeriut ‘Naiv’ (budalla)… për atë performancë që ke, duhet të ndjehesh krenare! Ok?


Mesazhi 6
Mos injoro CV-në tënde intelektuale që disponon …Si e komenton shprehinë se …”. Miqësia shndërrohet në dashuri, ndërsa dashuria kurrrr nuk kthehet në miqësi”…?


Mesazhi 7
Kurrë s’duhet të pretendojmë idealen, në këtë jetë makabër! Më pëlqen doktrina sociale franceze se: “Në jetë të tjera duam, të tjera na duan dhe të tjera kemi”!

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FOTO LAJM/ Zbulohen SMS-të “romantike” të gjyqtarit: Frojdi ka thënë…!
/web/FOTO_LAJM_Zbulohen_SMS_te_romantike_te_gjyqtarit_Frojdi_ka_thene_21419_1.php

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY