Horoskopi, 2 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 2 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

90
0
Shares

Dashi
Ju që jeni në një marrëdhënie në çift do të jeni gjatë të gjithë kohës të tensionuar dhe as vetë nuk e dini arsyen. Bëni mirë që shkakun të mos e gjeni te partneri/ja. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri dhe ka rrezik që të bien në melankoli. Në planin financiar do jeni me fat dhe situata do përmirësohet menjëherë.

Demi
Duket se planetët sot do t’ju imponojnë një ritëm të ri, por që ju bën të papërballueshëm edhe shumë konfuzë, prandaj kujdes. Jeni të favorizuar në dashuri. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm dhe me këmbë në tokë sesa të ëndërrojnë dhe të zhgënjehen. Në planin financiar tregohuni gjithë kohës të kujdesshëm.

Binjakët
Nëse raporti me partnerin/en duket se nuk po ecën mirë nuk do të thotë se është fundi. Mundohuni të dilni nga rutina. Beqarët do kenë njohje e takime, por në vend që të afrohen me personat, do preferojnë të qëndrojnë edhe pak kohë vetëm. Në planin financiar do kaloni sfida të vështira.

Gaforrja
Mërkuri sot do të jetë i “ngrysur” prandaj edhe shumë prej jush që janë në një marrëdhënie sot do t’i kenë nervat keq. Shmangni debatet me partnerin/en. Beqarët do marrin plot propozime, por nuk do ndihen gati të fillojnë lidhje. Buxheti do jetë i mirë.

Luani
Përsëri është Marsi i zjarrtë që e ngre edhe “temperaturën” në raportet me njeriun e zemrës, prandaj duhet të bëni kujdes sepse “sherri” është gati të shpërthejë. Beqarët duhet të veprojnë me qetësi dhe maturi sepse po gabuan do përballen me pasoja të rënda. Në planin financiar nuk parashikohen vështirësi.

Virgjëresha
Duket një ditë e qetë, por kot nuk thonë se aparenca gënjen, prandaj duhet të tregoni kujdes sepse të papriturat në lidhjen tuaj nuk do të mungojnë. Beqarët do realizojnë takime të veçanta dhe jeta do ju marrë rrugën e duhur. Financat do përmirësohen papritur.

Peshorja
Një tratativë ka ngecur dhe nuk dini si ta zhbllokoni, apo nuk keni guxim t’i telefononi partnerit/es që ju mungon së tepërmi? Në të dyja rastet është mirë të veproni. Beqarët do tërhiqen nga disa persona që në fakt e kanë një lidhje. Bëni kujdes. Buxheti do vi duke u përmirësuar.

Akrepi
Me zbehjen e ndikimit të Mërkurit duket sikur zbehet edhe entuziazmi e pasioni i këtyre ditëve të fundit, por kjo do të jetë e përkohshme në lidhjen tuaj. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime të statusit dhe do i refuzojnë ftesat. Në planin financiar do jeni me fat.

Shigjetari
Vërtet që sot do të keni mbështetjen e një numri të madh planetësh, por kujdes, sepse ndihma e tyre duhet shfrytëzuar e jo të shkojë kot. Afërdita në një pozicion të mirë për dashurinë. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë gjatë një feste apo një mbledhjeje ku do marrin pjesë. Të ardhurat do ekuilibrohen shpejt.

Bricjapi
Në shumë aspekte sot pritet të jetë një ditë e mirë për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje, por më mirë paraqitet erosi. Beqarët do realizojnë një takim vendimtar që me shumë gjasë gjerat do marrin drejtimin e duhur. Në planin financiar do ju duhet edhe të rrezikoni disi në mënyrë që gjerat të përmirësohen.

Ujori
Një ditë mjaft e mirë parashikohet për ju që i përkisni kësaj shenje, e në mënyrë të veçantë për ata që janë në një marrëdhënie. Beqarët duhet të mendohen disa herë para se të hedhin hapa sepse do bëhet fjalë për jetën e tyre. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes dhe maturi.

Peshqit
Të rrëmbyer nga rutina e përditshmërisë, sot nuk do ta vini re fare se si do të kalojë dita, por në mbrëmje një surprizë e bukur në planin sentimental do të bëjë të ndjeheni mjaft mirë. Beqarët do dinë çfarë frazash dhe gjestesh të përdorin për ta joshur më shumë një person që pëlqejnë. Financat do varen nga mënyra sesi do i menaxhoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY