Policia mbush birucat në Krujë, Durrës e Tiranë. Mësohet se 36 persona janë shoqëruar për grabitjen e djeshme ën Rinas, por ende nuk ka informacion për autorët e mundshëm të këtij akti spektakolar.
Të shoqëruarit janë, të paktën 10 prej tyre, efektivë të dy shoqërive private të sigurisë, “Nazer” e “Jaguar”, si dhe drejtuesit e tyre.
Mes të shoqëruarve janë edhe zinxhiri i drejtuesve të transferimit të parave si edhe persona që mund të kenë dijeni për këtë grabitje.
Por me gjithë numrin e madhe të të shoqëruarve, enigmë mbetet identiteti i tre grabitësve, si dhe drejtimi i lëvizjes së tyre pas “aksionit perfekt”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/