DETAJET/ Vrasja e të atit aksidentalisht nga 8 vjeçari, dëshima: Na sulmoi...

DETAJET/ Vrasja e të atit aksidentalisht nga 8 vjeçari, dëshima: Na sulmoi ujku

78
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vlosh të Roskovecit, ku për pasojë ka humbur jetën një 35­vjeçar. Karafil Rrapushi, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit nga plagët e shkaktuara pasi është goditur me armë gjahu nga djali i tij 8 vjecar.

NGJARJA

“Rreth ores 12:15, jemi njoftuar se ne pyllin e fshatit Vlosh, Rroskovec, Fier, ujku kishte ngrene nje person, i cili me pas kishte gjetur vdekjen. Menjehere me marrjen e njoftimit eshte formuar grupi hetimor dhe ka filluar kryerja e veprimeve proceduriale ne pyllin e fshatit Vlosh, nga ku ka rezultuar se ka gjetur vdekjen shtetasi Karafil Rrapushi. Ky person ka gjetur vdekjen per aresye se eshte qelluar me arme gjahu teke nga djali i tij 8 vjecar shtetasi F. Rr.”, njofton Policia e Fierit.

Nga hetime e deritanishme rezulton se 35 ­vjeçari bashkë me djalin e tij, 8 vjeç, kishin shkuar në pyll për të mbledhur bimë medicinale. Por, në një moment kur Rrapushi ka lënë armën e gjahut në tokë, djali i tij ka shprehur armën në mënyrë aksidentale duke qëlluar të atin në kraharor. Pas këtij veprimi, djali i mitur fillimisht nuk u ka treguar të vërtetën familjarëve, duke pretenduar se i kishte sulmuar ujku. Më pas në prani të psikologut, ai ka pranuar të vërtetën”, thuhet ne njoftimin e policis.

“Shtetasi Karafil Rrapushi ka dale ne pyllin e fshatit per te mbledhur bime medicinale dhe eshte ulur per te pushuar, nderkohe i biri ka marre armen e gjahut dhe ka filluar te luaje dhe pa dashje ka realizuar shkrepjen e cila ka shkaktuar vdekjen e babait të tij. Vete femija 8 vjecar ka njoftuar familjaret per vdekjen e te atit dhe ka sajuar ngjarjen fillimisht me qellim mbulimin e saj nga frika, me pas ka shpjeguar te verteten. Me femijen e mitur po kryhen veprimet ne prezence te psikologut dhe avokatit”, perfundon komunikata e Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY