Foto për të cilën u hetua shqiptaro-amerikani
Skandali që shoqëroi një foto të paguar të Edi Ramës me Barak Obamën në vitin 2012 tashmë ka marrë edhe vulë zyrtare.
Shqiptaro amerikani Bilal Shehu e ka pranuar gjatë hetimit se ka marrë një shumë prej një burimi të huaj që shkonte në 80 mijë dollarë për të përfshirë në një aktivitet nj person të njohur.
Ja si e përshkruan sot agjencia më e madhe në botë e lajmeve Reuter’s.
“Një shofer limuzine nga Nju Xhersi ka pranuar se është fajtor në një çështje ku duket se implikohet edhe kryeministri shqiptar.
Shqiptaro-amerikani Bilal Shehu akuzohet se ka kanalizuar 80 mijë dollarë me kontribute të huaja për fondin e fushatës së presidentit amerikan, Barack Obama në vitin 2012, në mënyrë që një i huaj të marrë pjesë në një aktivitet të fushatës.
Prokuroria nuk e ka identifikuar se cili është burimi i huaj apo personi që ka marrë pjesë në këtë aktivitet.
Kongresmeni republikan Dana Rohrabacher pati bëri thirrje në vitin 2013 për hetime, duke theksuar se një prej biletave prej 40 mijë dollarë për të marrë pjesë në këtë aktivitet ishte blerë nga kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama.
Në tetor të vitit 2012, Rama u fotografua me Obamën në këtë aktivitet.
Rohrabacher pretendoi se në atë kohë kjo foto ishte përdorur për qëllime të rreme nga Rama, për të ndikuar në zgjedhjet që e sollën Ramën në pushtet.
Rohrabacher nuk ka komentuar këtë çështje të mërkurën.
Shehu ka pranuar se ka marrë 80 mijë dollarë nga një burim i huaj.
Avokati i tij tha se duke pranuar përgjegjësinë e tij, ai u shpreh se i vjen keq për veprimet e tij.
Shehu rrezikon pesë vite burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarësh.
Dënimi jepet më 5 tetor”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/