Pse “Washington Times” habit kur godet Edi Ramën!

Pse “Washington Times” habit kur godet Edi Ramën!

52
0
Shares

Mjafton edhe një gazetë lokale në Washington të merret me politikën shqiptare që në Tiranë të zgjohet interes i madh.

Një shkrim i publikuar nga gazeta amerikane, Washington Times ka sulmuar ashpër Kryeministrin Rama duke e konsideruar atë si të keqen e Shqipërisë. Por në Tiranë sa herë shkruhet për politikën shqiptare në këtë gazetë ka një habi. Sulmet e saj ndaj Ramës shumë seriozisht edhe pse akuzat janë të vërteta. Problemi është se kjo gazetë shan Ramën dhe lavdëron Metën cfarë në Tiranë është e çuditshme pas të dy janë të fqinj në modelin e tyre.

Shkrimi ka për autor Jason Katz, drejtues i një kompanie marrëdhëniesh me publikun në SHBA dhe anëtar i rëndësishëm i Komitetit Hebreo-Amerikan. Ai shkruan se Edi Rama është një ‘mallkim për Shqipërinë’, duke theksuar se çdo ditë nuk rreshtin skandalet e tij. Katz thekson se skandali më i fundit është ai i përgjimit të opozitës, zyrtarëve të qeverisë dhe diplomatëve kryesore në Tiranë, ku është përfshirë edhe Italia.

Ai thekson presionin që bëri qeveria për të liruar një zyrtar të lartë të policisë, të akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme për çështjen e përgjimeve.

Jason Katz është drejtor në një kompani amerikane por më parë ka mbajtur detyrën e kreut të çështjeve publike për komitetin amerikan hebre. Katz është autor edhe i një shkrimi tjetër që ndërton një profil për Ilir Metën aq pozitiv sa edhe shkrimet e Artur Zhejit.

“Një albatros në Shqipëri”, shkrimi i publikuar në Washington Times thekson ndër të tjera se me kalimin e muajve ka një kapitull të ri të historisë së pafundme të zhvillimeve të intrigave politike dhe dramave që rrethojnë kryeministrin e Shqipërisë.

“I parë si ana profesionale në gjeopolitikë dhe qeverisje apo qoftë edhe si vëzhgues rastësor, lidhja e këtyre skandaleve është gjithmonë kryeministri Edi Rama”, thekson Katz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY