Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Plani sekret i Berlinit për “gjermanizimin” e Evropës

30/06/2016
Plani sekret i Berlinit për “gjermanizimin” e Evropës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka shumë “mish në zjarr”, në agjendën e Wolfgang Schäubles. Nëse negociatat me Londrën për Brexit u besohen krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, ministri gjerman i Financave shikon nga e ardhmja.

Njerëzit e tij që punojnë në Detlev-Rohvedder-Haus, një shembull i rrallë i arkitekturës naziste që u shpëtoi bombardimeve të Berlinit nga Aleatët, imagjinojnë që tani një BE pa britanikët, që do i nënshtrohet rreptësisë fiskale.

Ka qenë Handelsblatt, e para e përditshme ekonomike e Gjermanisë, që ka zbuluar se çfarë po gatuhet: “plani sekret” ka për qëllim që të gozhdojë “shtetet anëtare përballë përgjegjësisë së tyre për një politikë fiskale të qëndrueshme”; me një fjalë, respektin maksimal, për rregullat e Paktit të Stabilitetit, Paktit për rritjen ekonomike, ose Kompaktin Fiskal.

Si mund të arrihet një rreptësi e tillë nga një grup vendesh të padisiplinuar të Mesdheut? Është e thjeshtë: “Duke hedhur idenë që Komisioni të refuzojë buxhetet kombëtare, të cilët nuk janë në përputhje me direktivat evropiane për deficitin.” Ky është “shkopi”. Sa për “karrotën”, plani Schäuble bën gjithashtu thirrje për një stimul: zbatimi korrekt i direktivave për anëtarët individualë do të ofronte qasje tek më shumë burime nga Fondet Strukturore.

“Asgjë e re nën diell”, thotë Björn Hacker, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Berlinit. “Atyre që në Gjermani apo jashtë vendit – si zëvendës-kancelari Sigmar Gabriel, Matteo Renzi dhe Francois Hollande – bëjnë thirrje për një buxhet të përbashkët, Schäuble i përgjigjet troç: nuk ka buxhet të ri, por vetëm burimet ekzistuese. Dhe kush nuk i respekton direktivat, nuk do të prekë me dorë as fondet strukturore”. Sipas akademikut, plani “fajkua” i ekuilibrimit të buxhetit, do të kishte pasoja depresive. “Një shtet që është në vështirësi tashmë, jo vetëm që nuk do të shfrytëzojë më stimuj fiskalë apo politika ekspansioniste, por do të shohë t’i shkurtohen edhe burimet e Fondeve Strukturore”.

Sa për Komisionin, forcimin i pushtetit të tij do të ishte vetëm formal. Reforma në fakt shërben për ta privuar nga roli i kujdestarit të Traktateve. Me reduktimin e numrit të komisionerëve, Kolegjit që sot udhëhiqet nga Juncker do t’i mbetet vetëm barra e miratimit apo refuzimit të buxheteve kombëtare që nuk pajtohen. “Ky do të jetë fundi i pushtetit politik të Komisionit: hakmarrje për faktin që në të kaluarën ka bërë lëshimë dhe ka shfaqur shumë fleksibilitet për shtetet, vend që të aktivizonte procedurat e deficitit të tepërt”. “Sëpata” e Ministri, më tej bie mbi të vetmin institucion, që në vitet e fundit ka vepruar me autonomi të plotë: Banka Qendrore Evropiane. Plani Schäuble kërkon që t’i heqë kontrollin e bankave evropiane, i quajtur “konflikt interesi me menaxhimin e politikës monetare”.

“Do të ishte fundi i projektit të një bashkimi bankar: në të vërtetë, as ministri, as Merkel nuk kanë dashur – kujton profesori – por në vitin 2012, Mario Monti dhe Hollande, atëherë i sapozgjedhur i shkëputën një premtim kancelares, e cila nga ana e vet kërkoi mbështetjen e tyre për Kompaktin Fiskal”

Plani i zbuluar nga Handelsblatt, megjithatë, ka një përparësi: ai është në gjendje të bëjë të pakënaqur, si ata që besojnë në një union më të ngushtë, të bazuar në një bashkim të vërtetë monetar dhe bankar, ashtu edhe euroskeptikët që kërkojnë një BE me më pak kompetenca. Risinë e fundit, Schäuble ia rezervon MSE-së: Mekanizmi i Stabilitetit Evropian gradualisht merr kompetencat e Trojkës, tani të ndara midis Komisionit, BQE dhe FMN-së. Një “reformë pozitive”, sipas Hacker e cili ka shansin, nga këndvështrimi i Schäubles, që të heqë qafe Fondin Monetar Ndërkombëtar, fajtor në të kaluarën se ka propozuar ristrukturimin e borxhit grek, aty ku “gjermanët duan të bëjnë kërkesat e tyre, pa skonto”. Il Giornale, Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.