Mazhoranca shkel Kushtetutën, fut në rendin e ditës ndryshimet kushtetuese

Mazhoranca shkel Kushtetutën, fut në rendin e ditës ndryshimet kushtetuese

47
0
Shares

Drafti i reformës në drejtësi do të diskutohet në Kuvend në seancën plenare të 21 korrikut. Kuvendi miratoi sot me 71 vota pro, 38 vota kundër dhe asnjë abstenim programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik, ndërsa me 71 vota pro, 34 vota kundër dhe asnjë abstenim u miratua kalendari i punës për periudhën 4 – 22 korrik.
Opozita e konsideroi futjen në kalendar të reformës ‘pa asnjë bazë kushtetuese’.
“Nuk mund të kemi një Kushtetutë që ka në bazë konfliktin”, tha deputeti i PD-së,Oerd Bylykbashi, duke sugjeruar tërheqjen e draftit.
Jemi para një shkelje flagrante të Kushtetutës, procedura është antikushtetuese, këmbënguli, Bylykbashi, njëkohësisht nënkryetar i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.
Por, kryetari i Kuvendit Ilir Meta i kërkoi opozitës që te mos e përsërisë debatin për këtë çështje, por të ecim në këtë mënyrë që të fitojmë kohë dhe që ndryshimet kushtetuese të miratohen brenda korrikut, tha ai.
“Kjo na impenjon të gjithëve që të gjejmë konsensus, për të vetmen çështje parimore që pretendon opozita”, u shpreh Meta, duke ju referuar kërkesës se PD-se për zbatimin e rekomandimit 88 te Opinionit final te Komisionit te Venecias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY