HISTORIA/ Stela, nga viktimë e prostitucionit…, në universitet

HISTORIA/ Stela, nga viktimë e prostitucionit…, në universitet

101
0
Shares

Kjo është historia e Stelës, emri i së cilës nuk është i vërtetë, por dramat e jetës së saj janë sa të vërteta aq edhe tronditëse.
Ajo është vetëm afro 20 vjeç, por dhimbjet dhe traumat në jetën e saj janë të jashtëzakonshme. Qysh e mitur ajo u trafikua disa vjet më parë për shfrytëzim prostitucioni jashtë vendit. Personat që e trafikuan jashtë Shqipërisë për ta shfrytëzuar seksualisht u arrestuan dhe ajo pati guximin ti denonconte dhe të dëshmonte kundër tyre.
Tashmë ajo është pjesë e programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit që zbaton në Shqipëri organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”.
Stela po merr një ndihmë afatgjatë e të kualifikuar për të tejkaluar traumat. Ajo ka arritur të mbyllë me sukses shkollën e mesme dhe tani sapo ka filluar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, raporton “Zëri i Amerikës”.
Ajo dhe prindërit që e mirëpritën në familje pas trafikimit nuk kanë shumë dëshirë të japin detaje nga jeta e saj tronditëse, përpiqen ta harrojnë atë të kaluar të hidhur, duke shpresuar që vajza e tyre të rehabilitohët sa më parë.
Stela është vetëm njëra nga 107 vajza dhe gra të trafikuara, për të cilat kujdesen koalicioni i Strehëzave dhe Qendra shtetërore e Rehabilitimit.
Drejtuesi i organizatës “Tjetër vizion”, Arjan Çala, thotë se dy vitet e fundit niveli i trafikimit dhe i krimeve të kësaj fushe ka mbetur i njëjtë, por janë shtuar masat mbrojtëse dhe rehabilituese për viktimat.
Ai thotë se administrata shtetërore, policia dhe donatorët e huaj po kujdesen më shumë për kthimin e këtyre vajzave në familje, strehimin dhe punësimin e tyre.
Rrjeti i qendrave struhuese mbulon të gjithë territorin e Shqipërsië. Qendra Psikosociale “Vatra” në Vlorë, ngriti të parën strehëzë për vajzat e trafikuara që në vitin 1997.
Një nga koordinatoret e saj, Entela Avdulaj, tha se qendra i mbron vajzat nga kërcënimet e trafikantëve dhe i jep ndihma të tjera ligjore, ekonomike deri në rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre të plotë.
Ajo shton se në përgjithësi profili i këtyre vajzave është i vështirë për t’u trajtuar, sepse ato vijnë nga zona rurale, të varfëra, pa edukim dhe shkollim të përshtatshëm, ku mbizotërojnë mendësi të vjetra.
Trafikimi i vajzave dhe i grave për shfrytëzim prostitucioni është një dukuri e pandarë në shoqërinë shqiptare gjatë gjithë viteve të tranzicionit.
Autoritetet kanë ngritur struktura të posacme për strehimin dhe mbrojtjen e tyre.
Megjithatë veprimtarët e të drejtave të njeriut pohojnë se gjykimet dhe denimet e trafikantëvë nuk ecin në të njëjtin ritëm me integrimin e viktimave.
Gjyqet e tyre shpesh zvarriten, ato nuk kalojnë tek krimet e rënda ndërsa prokuroritë dhe gjykatat e rretheve japin për ta dënime të vonuara dhe të pakta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY