Hije mbi gjyqin e përgjimeve në Apel

Hije mbi gjyqin e përgjimeve në Apel

106
0
Shares

Gjykata e Apelit ka liruar të gjithë përgjegjësit për përgjimet e paligjshme sipas prokurorisë. Para dy ditësh kjo gjykatë ka zhvlerësuar masën e arrestit shtëpiak për dy oficerët e lartë të ministrisë së Brendshme të akuzuar për përfshirje në përgjime të paligjshme.

Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj janë tashmë pa masë ndalimi pas vendimit të gjykatës ë Apelit që ka vlerësuar se nuk ka prova që dëshmojnë paligjshmërinë e veprimeve të kryera nga dy oficerët.

Prokuroria ka kërkuar arrest për dy oficerët pasi sipas saj nga hetimet rezulton se oficerët kanë shkelur ligjin duke kryer përgjime në institucione dhe për individë të ndryshëm pa lejen e prokurorisë dhe me një pajisje të paregjistruar nga dogana.

Deputeti i opozitës Arben Ristani deklaroi se vendimi i këtij gjyqi është marrë nën konfliktin e interest pasi gjyqtarja në process e ka të shoqin ekspert të përzgjedhur nga PD për reformën në drejtësi. Eksperti është Sokol Sadushi i cili është i përfshirë në grupin e hartuesve të draftit të PS I cili në fakt u rrëzua nga Venecia në pjesën më të madhe të tij pas vërejtjeve të opozitës.

Në trupin gjykues ishte gjykatësja Edlira Petri, e shoqja e Sadushit, vota e së cilës ishte vendimtare për lirimin e oficerëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY