FOTO/ Dhunohen banorët e Himarës, apeli i tyre për Ardian Çipën

FOTO/ Dhunohen banorët e Himarës, apeli i tyre për Ardian Çipën

43
0
Shares

Banorë të Himarës janë dhunuar fizikisht sot gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të kësaj njësie vendore.
Pas kësaj dhune, banorët e Himarës i janë drejtuar me një mesazh zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit, Ardian Çipës, duke e akuzuar për shtrembërimin e së vërtetës.
“Këtë turp do e mbash ti në koshiencë për grithe jetën”, thuhet midis të tjerave në deklaratën  e banorëve të Himarës.

Mesazhi plotë për Ardian Çipën nga banoret e Himarës

manol zoto, himar i dhunauri nga policia1Sot, individe te dhunshem nga Laci, u futen ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Himares dhe pasi shane me fjalor skandaloz, dhunuan banoret. Ne foto i gjakosur, Manol Zoto, prona shekullore e te cilit kerkohet te grabitet me dhune. Ne keto momente kemi nje thirrrje per nendrejtorin e pergjithshem ne policise se shtetit, Ardian Çipa. Ardian, sot bashkqytetaret e tu u rrahen barbarisht sepse po mbronin institucionalisht dhe me qetesi te drejten e tyre. E kush me mire se ti mund ta njohe kete komunitet?! Edhe ne duam ashtu si ti qe restaurove shtepine tende te vjeter ne Pilur qe tia trashegosh brezave te ardhshem, te trashegojme shtepite tona shekullore. Nese te mjafton deklarata e turpshme e vartesve te tu se “dy veta u zune para Bashkise per motive te dobeta dhe u shoqeruan ne pilici”, kete turp do e mbash ti ne koshience per gjithe jeten. Po nuk more masa per te zbardhur kete ngjarje skandaloze, ti nuk ben asgje tjeter vecse rreshtohesh ne anen e grabitesve dhe dhunuesve!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY