FOTO/ Blerja e një foto të Ramës me Obamën, jehonë edhe në...

FOTO/ Blerja e një foto të Ramës me Obamën, jehonë edhe në mediat amerikane

49
0
Shares

Skandali i blerjes së një foto të Edi Ramës me presidentin amerikan Barack Obama ka pasur jehonën e vetë edhe në mediat amerikane.
Radioja e New Jersey-t ka publikuar në faqen e saj on-line, informacionin për donacionet e ish-kreut të opozitës shqiptare, Edi Rama, për fushatën  e rizgjedhjes së Presidentit amerikan Barck Obama.
“Një shofer limuzine i Bergen County ka pranuar se ka kaluar në mënyrë të paligjshme $ 80,000 nga lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Barak Obama. Bilal Shehu, një 48-vjeçar shqiptar me nënshtetësi amerikane u deklarua fajtor të mërkurën për vetëdije dhe kryerjen qëllimisht të kontributeve dhe donacioneve të huaja. Ai rrezikon të dënohet deri në pesë vite burg”, shkruan Radioja e New Jersey-t.
Sipas kësaj radioje, është e paligjshme për fushata politike në SHBA që kandidatët  të pranojnë donacione nga burime të huaja.
rama-obama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY