EURO 2016/ Portugalia gjysmëfinalistja e parë, eliminon Poloninë me 11-metërsha

EURO 2016/ Portugalia gjysmëfinalistja e parë, eliminon Poloninë me 11-metërsha

68
0
Shares

Portugalia është gjysmëfinalistja e parë e Kampionatit Europian të Futbollit, “Francë 2016”.
Pas 120 minutash lojë, kanë qenë 11-metrshat, që kanë kualifikuar Portugalinë, që realizoi të pesta goditjet, përballë Polonisë, që gaboi në një prej këtyre goditjeve.
Koha e rregullt ka përfunduar me rezultatin 1-1, të dy golat janë shënuar që në pjesën e parë nga të dy e ekipet.
Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë polakët me anë të Lewandowskit. Ky i fundit përfitoi nga keqpozicionimi i mbrojtjes portugeze duke shënuar gol që në minutën e 2’.
Goli i barazimit për portugezët ka ardhur nga 18-vjeçari që luan me Bayern Munich, Renato Sanches. Me anë të një goditje jashtë zone ai ka zënë në befasi mbrojtjen polake dhe portierin Lukasz Fabianski.
Në pjesën e dytë pavarësisht rasteve të mira nga të dyja ekipet asnjëra prej tyre nuk ka mundur të shënojë edhe golin e fitores.
Rastin më të mirë e ka pasur ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili në minutën e 86′ i vetëm përballë portës nuk ka kapur topin.
Edhe shtesa 2 X 15 minuta, nuk kanë ndryshuar shifrat e pjesës së parë të kohës së rregullt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY