DETAJET/ Policia konfirmon grabitjen në Rinas, ja kujt tenton t’ia faturojë përgjegjësinë

DETAJET/ Policia konfirmon grabitjen në Rinas, ja kujt tenton t’ia faturojë përgjegjësinë

51
0
Shares

Policia e Tiranës ka reaguar pas grabitjes së sotme në aeroportin e Riansit. Përkundër propagandës prej dy ditësh, për masat e shtuara të sigurisë në aeroport, polica e Tiranës ka bërë “mbrapa ktheu” sot dhe përgjegjësinë grabitjes ka tentuar t’ia faturojë shërbimit të sigurisë private që menaxhona aeroportin e Riansit.
Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, mposhte se Policia e Tiranës është njoftuar se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë.
Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit.
Nisur nga informacioni paraprak, raportohet  se është grabitur nje sasi monetare, qe po transferoheshin me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit.
Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona.
Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë.
Rrethimi i jashtëm sigurohet nga shërbimi i sigurisë se kompanisë private qe menaxhon aeroportin.
Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi.
Gjatë ndjekjes së autorëve  policia ka gjetur të djegur mjetin tip “Benz”, që dyshohet se u përdor nga autorët.
Policia e Shtetit po vijon  ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter.
Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.
Vazhdojnë intensivisht kërkimet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve  dhe zbardhjen e plote të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY