Automjeti tip “Benz”, dhe tre grabitësit kanë qenë “zotër” të pistës së aeroportit të Rinasit, për gjatë gjithë kohës së shkurtër të grabitjes.
Automjeti i grabitësve ka ecur për rreth një kilometër përgjatë pistës, deri sa arriti te dy furgonët me para, pranë avionit.
Në këtë moment, tre personat e maskuar, dolën nga makina dhe i drejtuan armën shoferit të furgonit, që qëndroi pa lëvizur. Pranë avionit ishin dy furgonë me para, nga një prej bankave më të mëdha të nivelit të dytë në Shqipëri. Njëri nga furgonët ishte i hapur.
Grabitësit kanë mundur të marrin dy thasë me para. Furgoni tjetër ishte i mbyllur dhe grabitësit nuk kanë pasur kohë për ta hapur.
Për gjatë gjithë kësaj kohe, në pistë nuk ishte asnjë nga rojet, as të kompanisë së sigurimit, për shkak se hyrja e tyre në pistë është e ndaluar, por nuk kishte as ndonjë polic të mundshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/