Cubat e Tahirit mbrojnë arat me kanabis të Habilajve, maskat e armatosura...

Cubat e Tahirit mbrojnë arat me kanabis të Habilajve, maskat e armatosura grabisin paratë në Rinas

54
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë përgjegjës direkt të grabitjes së sotme në Rinas, misnitrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama.
Nëpër një deklarate të shpërndarë për media, Basha e cilëson këtë vepër në terrorin që duhet të ishte më i sigurt, si dëhsmi e rënies së shtetit.
Sipas tij, Cubat e Tahirit mbrojnë arat me kanabis të Habilajve, maskat e armatosura grabisin paratë në Rinas.
Për Bashën, Shqipëria do të jetë më e mirë pa Edi Ramën.
“Grabitja e armatosur sot ne Rinas, ne ate qe duhej te ishte territori me i sigurte ne vend, deshmon se rendi ka rene, se shteti ka rene. Persona me armatim te rende e me maska, shkojne deri tek pista e avioneve, grabisin parate, vetem një ditë pasi u deklarua se në aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave kundër terrorizmit, pas sulmeve ne Stamboll.
Ku jane cubat e Tahirit, apo me siguri duke ruajtur parcelat me kanabis te Habilajve per llogari te shefit, duke kundruar udhetimin e skafeve me droge qe kane pushtuar Jonin dhe Adriatikun, duke pergjuar ne menyre te paligjshme e shantazhuar gjyqtarë e prokurore, duke dhunuar e gjobitur qytetare e biznesmene apo duke arrestuar gra dhe pleq per kuponin e nje kg qepe apo 2000 leke drita te papaguara.
Kjo ngjarje e rende, qe ka shkallmuar cdo standard te sigurise, eshte nje akuze direkte per Saimir Tahirin dhe Edi Ramen. Ne pushtetin e tyre krimi s’ka kufinj, ka mbrojtje, ka liri. ‪#‎Shqiperia me mire pa Edi Ramen” shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha në dekoratën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY