Biznes i vogël në zonat turistike? Mund të përfitoni 30 milionë lekë

Biznes i vogël në zonat turistike? Mund të përfitoni 30 milionë lekë

54
0
Shares

Për herë të parë do të ketë një fond mbështetës për mikrondërmarrjet dhe SME-të që do të veprojnë në zonat turistike dhe historike. Do të jetë Agjencia e Zhvillimit të Investimeve ajo që do të zbatojë këtë projekt që në total parashikon shumën prej 49 milionë lekë për periudhën 2016-2018. Për këtë vit është parashikuar që fondi të disbursojë rreth 29 milionë lekë.

Sipas burimeve zyrtare zbatimi i këtij projekti do të bëhet edhe përmes institucioneve të tjera, dhe ka si qëllim nxitjen e SME-ve në ato zona që kanë veprimtari turistike dhe historike. Është parashikuar që fondi do të mbulojë deri në

50% të kostove të pranueshme, për një shumë jo më të madhe se 3 milionë lekë. Sipërmarrjet që do të mund të përfitojnë nga këto fonde duhet të plotësojnë disa kushte:

– Të jenë biznese të klasifikuara, si mikro, të vogla apo të mesme, sipas ligjit nr. 8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar;

– Të kenë selinë e tyre brenda territorit shqiptar

– Të ushtrojnë aktivitetin e tyre në një nga zonat turistike/historike;

-Të kenë një kontratë qiraje të paktën dyvjeçare për ambientet ku ushtrohet aktiviteti;

-Të jenë regjistruar në QKB dhe nuk kanë detyrime tatimore e doganore të papaguara;

-Të mos jenë në proces falimentimi ose procedurë likuidimi;

– Të jenë të afta që të mbulojnë rreth 50% të kostos së investimit.

Nga ana tjetër duhet të plotësohen edhe një sërë dokumentesh, që janë:

– Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit

në fuqi (QKB);

– Pasqyrat financiare të vitit të fundit të ndërmarrjes. Në rastet kur bilanci është negativ, ndërmarrja duhet të dorëzojë një vërtetim bankar që vërteton se ndërmarrja ka në llogari bankare një shumë të barabartë me buxhetin e projektit;

– Buxhetin e projektit, së bashku me një vërtetim bankar që vërteton se mbulon në masën 50% vlerën e projektit;

– Planin e biznesit;

– Dokumentin që vërteton se janë paguar të gjitha detyrimet e parashikuara nga legjislacioni doganor dhe tatimor;

– Kontratën e qirasë të paktën me një afat dyvjeçar për ambientet ku ushtrohet aktiviteti;

– Dokumentet e identifikimit

Aktualisht Agjencia e Zhvillimit të Investimeve menaxhon katër fonde: atë të Konkurrueshmërisë, të Grave Sipërmarrëse, të Ekonomisë Kreative dhe të Startup-ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY