Policia e Vlorës ka sekuestruar 72.5 kg kanabis në tre operacione të ndryshme të zhvilluar përgjatë 12 orëve të fundit. Si posedues të lëndës narkotike, blutë kanë vënë në pranga 7 persona.Policia thotë se droga ishte me destinacionshitje në qytetet Vlorë dhe Fier.
Në operacionin antidrogë të koduar “Vjosa”, policia arrestoi Fatmir Hametin, 47 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për të njëjtën v.penale).47-vjeçari u kap në flagrance me një sasi lënde narkotike prej 25 kg e 500 gr të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva, të cilën e kishte fshehur në garazhin e një banese në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, të sistemuar në dy thasë plastikë të zinj dhe në një bidon plastik, gati për ta shitur.
Në operacionin e dytëtë koduar “Llakatundi” u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, përkatësisht:
– Ilir Hoxhaj, 26 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
-Shpendi Hoxhaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
– Endri Hoxhaj, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë në rrugën nacionale Babicë – Vlorë (pranë një karburanti), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas tip “Furgon Hundai” me targë AA687HY është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike prej 29 kg e 500 gr të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva, e cila ishte e sistemuar në 5 thasë plastikë të zinj.
Tre persona u arrestuan edhenë operacionin e tretë të koduar “Mitsubishi”. Policia vuri në pranga shtetasit:
– Ervis Xhaferaj, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë (i dënuar më parë për të njëjtën v.penale).
-Hekuran Gerbi, 24 vjeç, banues në fshatin Dukat, Tepelenë.
-Klodjan Nazëraj, 30 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.
Ndalimi i tyre u bë në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Beshisht-Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mitsubishi” me targë AA168KL, është gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 17 kg e 500 gr të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva, e paketuar në 3 thasë plastikë të zinj, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/