Sulmi terrorist në aeroportin e Stambollit, rritet numri i viktimave: 36 të...

Sulmi terrorist në aeroportin e Stambollit, rritet numri i viktimave: 36 të vdekur, 147 plagosur

49
0
Shares

Shkon në 36 persona numri i viktimave nga sulmi terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit,mbrëmjen e së martës, 28 qershor 2016.

Nga shpërthimet kamikaze kanë mbetur të plagosur mbi 147 persona të tjerë. Kryeministri turk, Binali Yildirim, një konferencë shtypi pas mesnatës tha se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet turke flasin për trekamikazë që hodhën veten në erë në hyrje të terminalit kryesor të fluturimevendërkombëtarenë aeroportin Ataturk. Kryetari i Stambollit, Vasip Sahin tha se tre sulmuesit vetëvrasës hapën zjarr me armë automatike para se të hidhnin veten në erë.

Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë, ndërsa kryeministri turk Binali Yildirim tha se grupi Shteti Islamik mund të qëndrojë prapa sulmit në aeroportin kryesor të Stambollit, që është i treti në Evropë..

Të gjitha fluturimet janë pezulluar. Autoritetet më pas lejuan uljen e avionëve që po fluturonin mbi qytet, ndërsa të gjitha fluturimet tjera u drejtuan në të tjera aeroporte.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, e dënoi me fjalët më të fuqishme sulmin e së martës mbrëma, që sipas tij “kishte për qëllim minimin e Turqisë me vrasjen e njerëzve të pafajshëm”.

“Është e qartë se ky sulm nuk synonte asgjë tjetër vetëm krijimin e një materiali propagandistik kundër vendit tonë duke shfrytëzuar gjakun dhe dhimbjen e njerëzve të pafajshëm” tha presidenti turk nëpërmjet një komunikate. Ai tha se pret që bota të dëshmojë “qëndrim të vendosur” kundër grupeve terroriste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY