Ish-edukatorja e kopshtit ‘Diren’ Elona Turdiu u shoqërua në Policinë e Tiranës pas denoncimit se edhe ajo kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, përveç administratores së kopshtit Anjeza Shabani. Ajo pranoi në polici se i kishte dhunuar fëmijët dhe shtoi se ka qenë personi i parë që informoi prindërit e fëmijës 3 vjeç që dhunohej nga Anjeza Shabani, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’.
Pasi u mbajt disa orë, ajo u la e lirë dhe do të hetohet në gjendje të lirë. Sipas dëshmisë së një ish-kolegeje të saj, Turdiu i çonte fëmijët në dhomën tjetër, u hidhte çarçaf në kokë dhe i rrihte. Prej disa kohësh, Elona Turdiu është larguar nga kopshti ‘Diren’ ku punonte si edukatore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/