Një gomone nga Shqipëria hedh thasë me kanabis në Itali dhe kthehet

Një gomone nga Shqipëria hedh thasë me kanabis në Itali dhe kthehet

51
0
Shares

Rojet bregdetare italiane e qytetit të Barit në bashkëpunim me atë të qytetit të Tarantos kanë sekuestruar në ujërat italiane 170 kg marijuanë e ardhur nga Shqipëria drejt Italisë.
Lënda narkotike transportohej e paketuar në thasë të mëdhenj plastik në bordin e një gomone që udhëtonte nga brigjet e Shqipërisë drejt Italisë.
Ka qenë një helikopter gjerman i forcave europiane të Operacionit Triton i cili ka individualizuar praninë e kësaj gomone të dyshimtë të mbushur me thasë plastikë e që lundronte në ujërat ndërkombëtare mes Shqipërisë e Italisë.
Menjëherë janë aktivizuar rojet bregdetare italiane të qytetit të Barit e të Tarantos si dhe Policia Financiare që janë vënë në ndjekje te gomones. Skafistët sapo kanë nuhatur praninë e policisë italiane kanë braktisur lëndën narkotike në mes të detit duke ndryshuar drejtimin e duke u kthyer drejt brigjeve shqiptare.
Policia financiare italiane ka sekuestruar në det 170 kg marijuanë të hedhur nga skafistët ndërsa ka lajmëruar autoritetet shqiptare për gomonen me skafistë që kanë lundruar drejt brigjeve shqiptare.
Prokuroria italiane ka nisur hetimet mbi këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY