Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi kërkon të fitojë lirinë. Ai i është drejtuar Gjykatës së Apelit ku është vendosur që më 4 korrik të shqyrtohet kërkesa e tij për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” që rëndon aktualisht ndaj tij.
Prokuroria e akuzon Rroshin për fshehje dhe mosdeklarim të dhënash në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”.Rroshi u arrestua më 13 qershor për falsifikim ë dokumenteve për formularin e vetëdeklarimit të ligjit të Dekriminalizimit. Dy ditë më vonë, ai doli para Gjykatës për masë sigurie dhe trupi gjykues vendosi ta linte në arrest shtëpie, edhe pse ka fshehur veprat penale në Itali dhe në Zvicër.
Megjithatë, ai këmbëngul se është i pafajshëm, pavarësisht se dokumenti i autoriteteve italiane vërteton dhe tregon qartë se ka qenë i dënuar në Itali për përdhunim në grup. Jo vetëm kaq, por Rroshi kërkon madje që të kthehet edhe në detyrë si kryebashkiak i Kavajës, pavarësisht se ndaj tij ka vendime gjyqësore të disa viteve më parë nga Gjykatat e huaja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/