Gjykata e Apelit ka zhvlerësuar masën e arrestit shtëpiak për dy oficerët e lartë të ministrisë së Brendshme të akuzuar për përfshirje në përgjime të paligjshme.
Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj janë tashmë pa masë ndalimi pas vendimit të gjykatës ë Apelit që ka vlerësuar se nuk ka prova që dëshmojnë paligjshmërinë e veprimeve të kryera nga dy oficerët.
Prokuroria ka kërkuar arrest për dy oficerët pasi sipas saj nga hetimet rezulton se oficerët kanë shkelur ligjin duke kryer përgjime në institucione dhe për individë të ndryshëm pa lejen e prokurorisë dhe me një pajisje të paregjistruar nga dogana.
Trupi gjykues drejtohej nga gjykatesi Metush Saraci.
Pak kohë më parë Gjykata e Faktit në Tiranë vendosi mashne sigurisë arrest shtëpiak për dy oficerët ndërsa pezulloi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Cako.
Cako u kthyer në detyrë pas një vendimi po nga gjykata e Apelit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/