Foto e Ramës në avion në aeroportin Ataturk të Stambollit, para zbritjes
Mbërritja në Stamboll e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama vetëm pak kohë pas sulmit vdekjeprurës në aeroport ka gjetur vend në mediat turke. “Dogan” shkruan se avioni i kryeministrit u ul pak pas sulmit që shkaktoi 36 viktima.
Sipas agjencisë, kryeministri dhe delegacioni që e shoqëronte u transportua në masa te rrepta sigurie nga aeroporti drejt shtëpisë së pritjes. Ai do të vijojë takimin e planifkuar në Ankara paraditen e sotme, sipas axhendës.
Avioni me të cilin udhëtoi Rama dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj bashkë me deputetin Bashkim Fino mbërriti në aeroport vetëm pak minuta pas shpërthimit.
Po ashtu kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas shumë mesazheve që ka marrë në telefonin e tij për shpërthimit terrorist në aeroportin e Stambollit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/