EMRAT/ Nga Tapiza trafikonin në Turqi 20 kg drogë, arrestohen 2 vajza...

EMRAT/ Nga Tapiza trafikonin në Turqi 20 kg drogë, arrestohen 2 vajza dhe 2 djem shqiptarë

117
0
Shares

Policia kufitare turke e Ipsalës ka arrestuar dy vajza dhe dy djem nga Shqipëria, të cilët në mjetin e tyre kishin 20 kg kanabis sativa.
Droga u zbulua përmes skanerit me rreze X. Të rinjtë janë, Eri Vraja, nga Fushë-Kruja, Ervin Hidri nga Laçi, Ana Luto nga Ballshi dhe Elisara Arifaj nga Kukësi.
Ata ishin nisur nga Tapiza e Fushë-Krujës për në Turqi për pushime. Droga ishte fshehur në mjetin tip “Passat” të Eri Vrajës.
Ai madje i ka bërë edhe një vend të posaçëm në mjetin e tij drogës. Edhe pse dy vajzat thanë se nuk kishin dijeni për drogën, ato janë arrestuar nga Policia turke.
Mësohet se vajzat janë studente dhe të dashurat e dy djemve. Policia turke vazhdon hetimet për të gjetur destinacionin e drogës, ndërsa mësohet se Vraja ka marrë përsipër autorësinë e trafikut.
Tashmë ndaj shqiptarëve rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY