Durrës, policia fshehu atentatin me armë, e raportoi pas 22 orësh kur...

Durrës, policia fshehu atentatin me armë, e raportoi pas 22 orësh kur arrestoi autorin

77
0
Shares

Një atentat i dështuar me armë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës. Por polica vendore e fshehu ngjarjen dhe e raportoi ata kur arrestoi autorin e dyshuar, pas 22 orësh.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30, të mbrëmjes së kaluar, në lagjen nr. 12, në Durrës. Pas një konflikti për motive të dobëta, 30-vjeçari Dorian Hasaka tentuar të vrasë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin R. P., 26 vjeç, banues në Durrës. Tentativa e vrasjes ka ndodhur pasi objekti i atentatit kishte goditur Hasën me grushte dhe me sende të forta në fytyrë.
Pas kësaj, Dorian Hasa ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit R. P., i cili është shmangur duke u larguar me vrap nëpër rrugicat e lagjes.
Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete edhe armën e krimit.
Me të marrë njoftim shkuan në vendngjarje efektivët e policisë së Durrësit.
Grupi hetimor  kreu veprimet e para hetimore duke këqyrur vendin e ngjarjes, sekuestroi provat materiale, pyeti dëshmitarët okularë, të cilat mundësuan identifikimin dhe vënien në ndjekje të autorit të dyshuar.
Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm, model 54.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar në nenet 78, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal, njoftoi mbrëmjen e sotme, 22 orë pas ngjarjes drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY