Vodhën 12 banesa në Tiranë, 1 në pranga, 1 në kërkim

Vodhën 12 banesa në Tiranë, 1 në pranga, 1 në kërkim

77
0
Shares

Finalizohet operacioni “Çelësi 2”, zbardhen një sërë vjedhjesh
Më datë 27.06.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, bënë të mundur kapjen e shtetasit; Gentjan Kala, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ndalimi i tij u bë pas një pune hetimore dhe pamjeve filmike të administruara nga Policia, ky shtetas është autorë i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetases P. Rr. më datë 24.04.2016 në rrugën “Dora Distria”.
Gjithashtu nga puna e bërë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr 1, 4 dhe 5, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Erind Kodra, 29 vjeç (i arrestuar nga Policia më 24.06.2016) dhe me shtetasin M. S., 29 vjeç (i cili është i shpallur në kërkim policor), të jenë autorë të dyshuar të vjedhjeve të disa banesave. Më konkretisht:

VJEDHJET E KRYERA

• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1
1. Më datë 25.05.2016, në rrugën “Xhorxh Bush”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V. P., ku kanë marrë 3 orë të markave të ndryshme, disa bizhuteri dhe një telefon të markës “Nokia”.
2. Më datë 10.06.2016, në rrugën e “Xhorxh Bush”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. A., ku kanë marrë disa bizhuteri, katër ora dore dhe një laptop të markës Dell.

• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4
1. Më datë 06.04.2016, në rrugën “Sitki Çiço”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. C., ku kanë marrë një shumë monetare.
2. Më datë 11.04.2016, në rrugën “Ferit Xhajko”, persona të paidenifikuar kanë vjedhur banesën e shtetases L. M., ku kanë marrë një shumë monetare, dy ora dore dhe disa bizhuteri.
3. Më datë 31.03.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, kanë vjedhur banesën e shtetases E. B., ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare.

• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6
1. Më datë 01.03.2016, në rrugen “Sokrat Miho”, kanë vjedhur banesën e shtatasit E. D., ku kanë marrë një shumë monetare.
2. Më datë 08.03.2016, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, kanë vjedhur banesën e shtetasit L. G., ku kanë marrë një aparat fotografik dhe disa bizhuteri.
3. Më datë 04.04.2016, në rrugën “Azem Meshi”, kanë vjedhur banesën e shtatases P. S., ku kanë marrë një televizor plazma dhe një laptop të markës “HP”.
4. Më datë 13.04.2016, në rrugën “Tre Dëshmorët”, kanë vjedhur banesën e shtetasit I. Z., ku kanë marrë një shumë monetare.
5. Më datë 18.04.2016, në rrugën “Teodor Keko”, kanë vjedhur banesën e shtetasit V. E., ku kanë marrë një laptop të markës “Dell”
6. Më datë 20.04.2016, në rrugën “Ever Biko”, kanë vjedhur banesën e shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë monetare.
7. Më datë 27.04.0216, në rrugën “Mikel Murali”, kanë vjedhur banesën e shtetaseit M. G., ku kanë marrë një laptop “Apple”, një telefon “iPhone 6S” dhe një shumë monetare.
8. Më datë 07.05.2016, në rrugën “Ali Jegeni”, kanë vjedhur banesën e shtetasit L. Gj., ku kanë marrë një laptop “Acer”.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalls së Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, parashikohet nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY