Nga Alda Dalushi
Pjesa me poshte eshte tregim i stergjyshes sime, rrefyer niperve te saj, mbi fillimin e genocidit çam, ate qe Greqia nuk ka per te njohur kurre e qe Shqiperia nuk ka kellqe te kerkoje drejtesi. Pas shume vitesh, tani qe edhe gjysherit nuk jane me, zemerimi i ka lene vendin pikellimit. Nuk ka paqe per shpirtra si tyret, qe u shkulen me force nga vatra. …..
#mosharroCamerine
“Sapo kish mberritur nga falja e pasdites. E terhoqa me kujdes ne qoshq (dhoma e miqve) dhe duke e pare ne si i thaç:
– Kane ikur te gjithe, hajde te ikim edhe ne. Sabrin e nisa me Savaten (Keshtu quhej lopa)…
– Nuk kam ben gje qe te iki… – dhe pa mbaruar fjalen, u ndien zera ne oborr, dhe me pas dikush thirri – O Kadri ! E njoha nga zeri, ish Fotua nga Hojka. Lefteri (sherbyesi prej kaq vitesh ne shtepine tone) nuk ipnej nishan. Dolem te di ne shkalle. Ju drejtua Fotos:
– Bujur Foto! Me hajer…
– Jo, jo. Vetem se kemi njecik pune jaram ne shkolla, e ti do vish me ne.
Une dridhesha me duart te mledhura ne preher. Sikur me kish zene njeri ne grike e nuku me linej te bertasi. Kadriu kur i pa te armatosur ne vorua, diç kuptoi e kur u kthie nga mua ish ben dill i verdhe, e mundohej te mos e ip veten. Me zuri nga krehet e me pahire i nxirr llafet:
– Amanet jente (femijet) dhe shtepine!
Hoqi qostekun dhe oren qe kish ne xhep dhe ma vari mua ne qafe. U kthie nga andartet qe ishin afruar dhe duajne te zinin nga krehet…
– Leshom, – i tha Fotos, – buka qe ke ngen ne sufran tim do te zeri. Ben ate qe ke per te bene.
E ktheu edhe njehere koken nga shtepia, dhe iku i rrethuar nga nje duzine me andart… Me nuku e paç!
Kur jeshem te mbillur ne shkolle (te burgosur) njedite Nazifi (djali i madh) u kthie duke klare…
-Kur jeshem ne te dale te Sfaqidhes (lagje e siperme e fshatit) per te mbledhur lakra, ne nje grope paç nje kembe njeriu qe kish mbetur pa u mbuluar mire. U afrova, e zbulova te teren dhe njoha rrobat e Ceçit. Koka nuk ish. Germova me duar dhe me tutje gjeta festen (qeleshen) dhe njeçik me pas gjeta edhe koken e Ceçit. Bertita e klava me te madhe, po asnje nuku me ndjeu. E mbulova koken bashke me kurmin, mora festen edhe ika…
Nazifi flitnej kur mua me ra dhila( te fiket) e nuku mora me vesh se çi u be!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/