Dy shpërthime dhe disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në aeroportin “Ataturk” të Stambollit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka ndodhur dy shpërthime në ambientet e aeroportit, ndërsa të shtënat me armë janë dëgjuar në parking. Deri më tani nuk dihet se sa është numri i personave të lënduar, por nuk përjashtohet fakti se mund të ketë edhe viktima.
Sakaq, shpërthimet kanë krijuar kaos te qytetarët, të cilët kanë tentuar të lënë menjëherë aeroportin. Mediat turke pohojnë se deri më tani ngelet e paqartë nëse kanë qenë bomba apo sulme kamikaze.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/